Tërhiqet nga gara kandidati i BD në Skrapar, Topollaj: Njerëz të qeverisë e kërcënuan - Bota Sot
Tërhiqet nga gara kandidati i BD në Skrapar, Topollaj: Njerëz të qeverisë e kërcënuan

Shqipëria

Tërhiqet nga gara kandidati i BD në Skrapar, Topollaj: Njerëz të qeverisë e kërcënuan

Më: 19 maj 2019 Në ora: 07:35
Fabian Topollaj

Përfaqësuesi i partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj, ka deklaruar se kandidati i kësaj partie në bashkinë e Skraparit, Dejvis Hebibasi, është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak të kërcënimeve dhe presionit të ushtruar ndaj tij.

Topollaj shkruan në postimin e “Facebook” se kërcënimet kanë ardhur nga kandidati i PS në Bashkinë e Skraparit, ndërsa i bënë thirrje organeve kompetente që të hetojnë ngjarjen.

Postimi i plotë:

Sot vendosëm të ndajmë me ju një lajm shumë të keq për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit.
Kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE, Devi Hebibasi u tërhoq nga gara, pas presioneve të forta në adresë të tij nga njerëzit e qeverisë. Zoti Hebibasi ndihej i terrorizuar dhe nuk pranoi të jepte shpjegime për arsyet e tërheqjes së tij të papritur dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën. Një ditë më parë, ai ishte paraqitur në selinë e BINDJES DEMOKRATIKE në Tiranë, shumë entuziast për një rezultat surprizë në Çorovodë, pas takimeve të para që kishte pasur me banorët atje.

Gjatë këtyre dy ditëve mësuam se kandidati i Rilindjes atje, ka një lloj lidhje gjaku me zotin Hebibasi, por ky nuk është një fakt që është mësuar ditët e fundit, kur ai mori përsipër të garojë me siglën e BINDJES DEMOKRTIKE.
Ne kemi dyshime të forta se prapa kësaj historie qëndron kandidati rival i Partisë Socialiste, së bashku me deputetin e zonës, Adnor Shametin, të cilët mesa duket janë ndier të frikësuar për rezultatin. Me gjithë ftesat e përsëritura dhe lutjet tona për ta rikonsideruar vendimin, kandidati ynë në Skrapar nuk pranoi të rihynte në garë.

Tërheqja e zotit Hebibasi është një paralajmërim i fortë se Rilindja është e vendosur që t’i konsiderojë këto zgjedhje sikur të ishin me një kandidat të vetëm edhe në ato zona ku kanë kandiduar përfaqësues të opozitës.
BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron kryeministrin Rama se do të mbajë të gjitha përgjegjësitë për prishjen e zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri. Ajo i kërkon organeve kompetente një hetim të shpejtë për ngjarjen dhe i bën thirrje faktorit ndërkomëbëtar që të monitorojë rreptësisht procesin, sepse këtu nuk ka asnjë garanci për votën, sa kohë që kërcënohen dhe intimidohen edhe vetë kandidatët e opozitës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...