Shqipëria e plazheve mahnitëse dhe e qyteteve plot jetë

Shqipëria

Shqipëria e plazheve mahnitëse dhe e qyteteve plot jetë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 10:14
Pamje nga Shqipëria

Nga qytete plot jetë, te parqet kombëtare dhe deri tek plazhet mahnitëse të Rivierës Shqiptare, ndajmë me ju vendet më të bukur që duhen vizituar dhe gjërat më të mira që ka Shqipëria, shkruan portali i njohur belg, cheeseweb.eu, i specializuar për udhëtimet.

Shqipëria është një vend i vogël, por i mbushur me destinacione interesante. Vija e gjatë bregdetare e me terren të thyer dhe shumë e bukur po bëhet ngadalë një destinacion turistik shumë i pëlqyer.

Arkitektura osmane, plazhet mahnitëse dhe ajri i freskët mesdhetar e bëjnë Shqipërinë një vend që duhet vizituar me patjetër nga udhëtuesit që preferojnë vendet më pak të udhëtuara. Është në mënyrë të habitshme edhe një destinacion pushimesh i përballueshëm, gjë që e bën vendin perfekt për udhëtarët me buxhet të kufizuar.

Image

Ku ndodhet Shqipëria

E gjendur në Europën Juglindore, Shqipëria kufizohet me detin Adriatik në anën perëndimore. Mali i Zi ndodhet në verilindje të Shqipërisë, ndërsa Kosova në veri të saj. Shqipëria gjithashtu kufizohet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Greqinë, respektivisht në lindje dhe jug.

Pse ta vizitojmë Shqipërinë?

Shqipëria ishte një vend shumë i izoluar derisa u lirua nga regjimi komunist në vitin 1991. Me kalimin e kohës, numri i udhëtarëve që i drejtohen Shqipërisë për pamjet frymëmarrëse, plazhet mahnitëse dhe zonat historike në të gjithë vendin, është rritur.

Vendi është i mbushur me një shumëllojshmëri destinacionesh turistike, duke filluar nga kështjellat e vjetra në qytete të gjalla e deri tek ecjet e qeta në fshatra. Shumë qytete janë tepër piktoreske dhe plazhet shpesh konsiderohen si bizhuteritë e fshehura që shumë udhëtues ende nuk i kanë eksploruar.

Image

A është Shqipëria e sigurt?

Pasi pati një periudhë të shkurtër trazirash në vitin 1997, Shqipëria nuk ka qenë pjesë e një konflikti të madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Rastet e dhunës janë shumë të rralla, madje as hajdutët e xhepave nuk janë shumë të zakonshëm.

Shqipëria është gjithashtu shumë mikpritëse ndaj turistëve, si shumica e Europës. Pasi vizitorët janë akoma një gjë e re, shumë shqiptarë i shohin turistët me kuriozitet, dhe shpesh lënë punët e tyre për të ndihmuar turistët që mund të jenë pak të humbur.

E vetmja zonë ku Shqipëria mund të duket e rrezikshme për turistët është rruga. Shqiptarët nuk i ndjekin mirë rregullat e trafikut dhe qarkullimit rrugor, gjë që mund të çorientojë disa vizitorë. Megjithatë kjo nuk është tërësisht jo normale, pasi pjesa më e madhe e Europës Jugore është kështu.

Image

Vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Kur kërkon për vendet më bukura në Shqipëri, të paraqiten shumë mundësi. Nga qytetet plot jetë e deri tek plazhet mahnitëse, ka diçka për të gjithë. Plus, vendet e shumta historike tërheqin me patjetër vëmendjen e të pasionuarve pas historisë.

Qytetet më të bukura të Shqipërisë

Nga qytetet e mëdha e deri tek ata të vegjlit, Shqipëria ka shumë çka t’ju ofrojë udhëtuesve që preferojnë të përjetojnë jetën e përditshme si vendasit. Ja disa nga qytetet shqiptare që nuk duhet t’i humbisni.

Durrësi

Durrësi ish kryeqyteti i Shqipërisë. I gjendur në bregdet. Ka disa plazhe të bukura. Megjithatë, bregdeti është i mbushur gjithashtu me restorante të mrekullueshme ku gatuhen produkte deti, duke u bërë kështu një mundësi shumë e mire për ushqim.

Amfiteatri mahnitës Roman dhe muzeu arkeologjik në Durrës thjeshtë nuk duhen humbur. Vetëm duhet të dini se Durrësi mund të jetë pak i mbushur gjatë verës kështu që ata që duan të jenë më në qetësi mund të duan ta planifikojnë udhëtimin e tyre për në pranverë apo vjeshtë.

Gjirokastra

Gjirokastra është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s qyteti është i mbushur me shembuj të arkitekturës osmane. Nëse mundesh do të vizitosh Gjirokastrën vitin e ardhshëm, ndoshta në 2020-tën, atëherë duhet ta shohësh me patjetër. Gjithashtu planifiko të ndalosh në pazarin osman, i cili duhet të jetë në listën e çdo udhëtuesi.

Image

 

BeratiI njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati konsiderohet prej shumë personave si një nga qytetet më të bukura në të gjithë Ballkanin. Kishat e epokës osmane dhe bizantine janë një shembull i mrekullueshëm i arkitekturës historike. Plus, aty gjendet një kështjellë e shekullit të 13-të në majë të kodrës nga ku shikohen fshatrat përreth.

Nëse do të kalosh ca kohë duke eksploruar historinë e qytetit, bën mire të shkosh në dy muzetë unikë. Aty mund të shohësh kostume vendase dhe objekte të vjetra të ndryshme.

Plazhet më të bukur të Shqipërisë

Me bregdetin e gjatë, plazhet e Shqipërisë duhet të jenë në listën e çdo udhëtari. Megjithatë me kaq shumë mundësi zgjedhjeje, të zgjedhësh nuk është e lehtë.

Nëse do ta fokusosh agjendën në plazhet që duhen parë patjetër, ja një listë e tyre.

Plazhi i Palasës

Nëse do të guxosh të udhëtosh mes rrugëve të Llogorasë , shpërbleje veten tënde me një udhëtim në plazhin e Palasës. Rrugë të mrekullueshme rëre të bardhë dhe uji blu presin ata që ia dalin ta mbarojnë udhëtimin.

Plazhi është me të vërtetë i paprekur, dhe qyteti është i mbushur me kafene madje ka dhe një klub nate. Megjithatë ky nuk është një destinacion i zakonshëm për turistët, kështu që e ruan hijeshinë e tij dhe është gjithmonë një mundësi e mirë për ata që duan të shmangin turmat.

Image

Plazhi i Gjipesë

Shumë e konsiderojnë Gjipenë si një vend që duhet parë me patjetër nga personat që udhëtojnë në rivierën shqiptare. Është një nga vendet më mahnitës në Shqipëri dhe gjendet mes Dhërmiut dhe Himarës.

Borshi

Lehtësisht i konsideruar si një nga plazhet më të bukur në Shqipëri, Borshi është opsioni perfekt për këdo që do të lërë pas zhurmat e qytetit. Në Borsh gjendet vija më e gjatë e bregdetit në të gjithë vendin, pra ata që duan të marrin rreze dielli mund të shpërndahen dhe t’i japin hapësirë njëri-tjetrit.

Nëse do të shohësh një pamje fantastike të plazhit, shko në rrënojat e kalasë së Borshit. Gjendet në anë të shkëmbit dhe ofron një pamje të ujërave të shkëlqyeshëm blu, shumë turistë as nuk e dinë për ekzistencën e saj.

Gjiri i Kakomesë

Gjiri i Kakomesë nuk duket si të gjithë plazhet e tjerë të qetë; duket pothuajse si një parajsë magjike e fshehur. Rëra e bardhë, gjelbërimi dhe uji i qartë blu e bëjnë zonën veçanërisht piktoreske. Plus që mund të arrihet me makinë, edhe pse shumica preferojnë një udhëtim më të thjeshtë me anije.

Pema e thatë

I gjendur pranë ishullit grek të Korfuzit, Pema e thatë është një plazh i vogël, ideal për vizitorët me fëmijë të vegjël. Uji nuk shkon shumë thellë, kështu fëmijët dhe ata që nuk janë notues të mirë ndihen shumë rehat këtu. Gjithashtu uji është shumë i qartë dhe plazhi rrallë herë tejmbushet.

Liqeni i Ohrit

Në brigjet e liqenit të Ohrit, do të gjesh Pogradecin ku gjendet një prej plazheve më të mrekullueshëm në Shqipëri. Është shumë i pëlqyer si nga vendasit ashtu edhe nga turistët si dhe ka shumë hotele dhe restorante interesante me pamje nga uji, që janë të gatshëm të mirëpresin udhëtarët.

Kur gjendesh në anë të ujit mund të shohësh pasqyrimin e maleve në ujë, që e bën veçanërisht të bukur. Gjithashtu, çadrat me ngjyra dhe varkat e peshkatarëve e bëjnë plazhin më të gjallë, dhe I shtojnë energjinë që nuk e gjen në çdo plazh tjetër.

Parqet Kombëtare më të bukura në Shqipëri

Udhëtuesit që ju pëlqen të shijojnë natyrën gjatë udhëtimit të tyre, duhet me patjetër të bëjnë pak kohë për parqet kombëtare të Shqipërisë. Ka disa opsione që ia vjen të eksplorohen, kështu që është i thjeshtë planifikimi i një udhëtimi  me këto mundësi zgjedhjeje.

Ja disa nga Parqet Kombëtare më të bukura në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Thethit

Me shumë mundësi një prej vendeve më të bukur në Shqipëri është Parku Kombëtar i Thethit. Vizitorët zakonisht dynden drejt kullave të ngujimit ose Ujëvarës së Grunasit, që të dyja spektakolare. Gjithashtu aty ka shtigje të thjeshta për ngjitje dhe mundësi për të eksploruar natyrën, duke u bërë vendi perfekt për ata që kanë dëshirë të kalojnë kohë në natyrë. Ndërsa je aty mund edhe të shohësh ndonjë shqiponjë, ari të murrmë, dhi të egër, madje edhe ndonjë rrëqebull.

Parku Detar Karaburun-Sazan

Parku Detar i vetëm në të gjithë vendin, ai i Karaburunit dhe Sazanit gjendet pranë Vlorës në jug perëndim të Shqipërisë. Mbulon një pjesë të madhe të detit dhe aty gjenden poshtë ujit rrënoja anijesh të mbytura disa prej të cilave datojnë në kohën e romakëve. Shumë i drejtohen kësaj zone për zhytje, për të parë thellësitë e detit.

Jeta detare është e bollshme në park, kështu që mund të shohësh lundra, dre apo derr të egër. Tre lloje breshkash deti jetojnë në park, si edhe delfinët janë vizitorë të rregullt.

Lugina e lumit të Valbonës

Nëse po kërkon aktivitete për të bërë në Shqipëri, ecja midis Thethit dhe Valbonës është një mundësi e mirë. Është një nga rrugët më pak të shkelura në të gjithë Europën, që e bën këtë eksperiencë unike.

Sidoqoftë, edhe nëse nuk keni ecje në axhendën tuaj, nisja drejt Luginës së Valbonës është një shtesë e shkëlqyer për udhëtimin tuaj. I gjendur në veri të Shqipërisë, Parku Kombëtar i Valbonës është vendi ideal për të eksploruar Alpet shqiptare, të mbushura me burime akullnajore, ujëvara dhe maja të thepisura.

Butrinti

Konsideruar si vendi i disa prej gërmadhave më spektakolare në Rivierën Shqiptare, Parku Kombëtar i Butrintit me të vërtetë është një opsion unik në mesin e të gjitha tërheqjeve turistike të Shqipërisë. Vendndodhja piktoreske është pjesërisht historike dhe pjesërisht natyrore. Në park, ju mund të eksploroni mure të lashta të qytetit, një bazilike bizantine, mbetjet e një teatri romak, madje edhe dy kështjella.

Së bashku me gërmadhat, që përfaqësojnë një histori të habitshme 2 500-vjeçare, mund të dalloni disa prej 1 200 llojeve të kafshëve dhe bimëve që banojnë në kodrat, ligatinat dhe ishujt përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat