Fshati Panaja pa ujë prej 30 vitesh

Shqipëria

Fshati Panaja pa ujë prej 30 vitesh

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:52
Fshati Panaja

Rreth 250 familje në fshatin Panaja të Vlorës përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Problemi vijon prej afro 3 dekadash ndërsa banorët thonë se Bashkia nuk ofron asnjë zgjidhje.

Me këtë pamje (shiko videon), me bidona e kova të shumta, përballesh në çdo shtëpi të fshatit Panaja të Vlorës.

Prej afro 3 dekadash banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, i cili vjen në rubinetat e tyre 1 ose 2 herë në javë.

"Nga ora 12-12:30 të natës, një herë në dy netë gjysmë ore ujë".

Ujin e sigurojnë duke e blerë apo duke e marrë tek të afërm që kanë hapur puse.

" E kemi blerë, mbushim nga shiu, ka kunati pus dhe mbush te kunati".

"Te Uji i Ftohtë e marr me makinë. Lekët i paguaj çdo muaj por nuk kam ujë".

Banorët thonë se e kanë percjellë shqetësimin e tyre edhe tek Bashkia e Vlorës por prej afro 30 vitesh kanë marrë vetëm premtime dhe asnjë investim konkret për zgjidhjen e problemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat