Tregu pa kushte te Ura Vajgurore, produktet tregtohen në tokë

Shqipëria

Tregu pa kushte te Ura Vajgurore, produktet tregtohen në tokë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:18
Tregu

Frutat dhe perimet si dhe nënproduktet e qumështit apo të mishit tregtohen në mungesë së kushteve higjeno-sanitare në Urën Vajgurore. Situata problematike pranohet nga shitës e blerës, ndërsa kërkojnë nga Bashkia krijimin e një tregu të ri.

Në Urën Vajgurore shitës dhe blerës takohen në këtë treg.

Produktet tregtohen në tokë, në mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe larg kontollit të institucioneve që duhet të garantojnë siguri për konsumatorët.

Këta të fundit e cilësojnë gjendjen aspak normale por thonë se është i vetmi treg ku mund të blejnë më lirë.

"Që kur është hapur pazari këtu, kështu ka qenë, gropa-gropa."

"Sëmundje e gjallë."

Shitësit shprehen se e kanë të vështirë të punojnë në kushte të tilla ndaj apelojnë bashkinë të investojnë në ndërtimin e një hapësire të re.

" I lutemi shtetit, bashkisë, të mbajë sa i detyrohemi por të na i krijojë kushtet që të punojmë të qetë edhe ne, edhe klienti ta marrë mallin të pastër".

Më problematike situata bëhet gjatë stinës së verës, ku ekspozimi i produkteve në temperaturat e larta rrezikon jetën e konsumatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat