Bashkia i heq emrin e rrugës, Vasili: Neveri për këta bastardë pa atdhe, përbuzin Mentor Xhemalin

Shqipëria

Bashkia i heq emrin e rrugës, Vasili: Neveri për këta bastardë pa atdhe, përbuzin Mentor Xhemalin

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:30
Petrit Vasili

Drejtuesi I lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social në facebok pas vendimit të bashkisë së Tiranës për heqjen e emrit Mentor Xhemali të një rruge.

“Neveri për këta bastardë pa atdhe që me veprimet e tyre do mbahen mend gjatë për shemtinë e tyre”, shkruan Vasili.

Ja postimi i tij i plotë:

Qeveria pa atdhe perbuz Mentor Xhemalin, që kendoi "Për ty atdhe".(VIDEO)

Bashkia e Tiranës i heq emrin rrugës që mbante emrin e të madhit Mentor Xhemali.

Mentor Xhemali këndoi një monument artistik krenarie siç ishte "Për ty atdhe".

Mirenjohje për jetë Mentor Xhemalit të thjeshtë dhe madhështor, që është skalitur në mendjet e gjithë shqiptarëve.

Neveri për këta bastardë pa atdhe që me veprimet e tyre do mbahen mend gjatë për shëmtinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat