Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtrojnë iftar në qendrat sociale - Bota Sot
Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtrojnë iftar në qendrat sociale

Shqipëria

Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtrojnë iftar në qendrat sociale

Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:31
Foto

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana, shtruan iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në Muajin e Ramazanit.

Erion Veliaj: “jam sot shumë i lumtur për disa arsye. Shpesh herë festat dhe darkat i bëjmë për personalitete, drejtues të fesë, ambasadorë, por gjëja që më jep mua më shumë kënaqësi, jam i sigurt edhe Lorikut, është kur respektin dhe nderimin e bëjmë për ata që vijnë në qendrat tona sociale, ku bëhet një punë jo vetëm gjatë Ramazanit, jo për Krishtlindje a Pashkë, jo vetëm për Bajram, por çdo ditë, me të njëjtin pasion, dashuri e përulësi”.

Veliaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin e stafit të qendrave sociale të bashkisë së Tiranës, të cilët ndihmojnë shumë prej atyre që janë në vështirësi dhe kanë nevojë për mbështetje.

Erion Veliaj: “Për të gjithë djemtë e vajzat e qendrave tona sociale, Perëndia ju bekoftë dhe ju pranoftë agjërimin: Ju pranoftë gjithë shërbimin tuaj të mrekullueshëm ndaj qytetarëve më në nevojë të Tiranës dhe besoj, të gjithëve na buron si këngë nga zemra, kënga e mirënjohjes dhe respektit për punën dhe përkushtimin tuaj”.

Në të gjitha mensat e saj sociale Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që gjate muajit të Ramazanit të shërbejë iftarin për njerëzit në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...