Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtronjë iftar për besimtarët myslimanë

Shqipëria

Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtronjë iftar për besimtarët myslimanë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:11
Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtronjë iftar për besimtarët myslimanë

Erion Veliaj dhe Lorik Cana kanë shtuar iftar për besimtarët myslimanë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana, shtruan iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në Muajin e Ramazanit.

Kjo u bë e ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, i cili nëpërmjet postimit të disa fotografive në Instagram bëri të ditur se Cana iu bashkua në iftar.

“Një darkë fantastike me ish-kapitenin legjendar kuqezi, Lorik Canën, në një nga qendrat sociale që ofron Iftarin për të gjithë besimtarët myslimanë për Ramazan. Është kënaqësi e madhe për ne, kur na bashkohet një ikonë kaq me rëndësi e futbollit shqiptar në darka të tilla, të begata dhe të paqta. Zoti ua pranoftë agjërimin të gjithëve! ”, ka shkruar Erion Veliaj në Instagram.

“Ishte një kënaqësi e madhe kur Erioni dhe ekipi i bashkisë, me vullnetarët, na u bashkuan sot. E bëj jashtëzakonisht me shumë kënaqësi. Shoh që jeni edhe në një moshë më të madhe se ne. Unë jam rritur jashtë për 15 vite dhe nuk kam pasur shumë mundësi t’i shoh gjyshërit e mi, tani po shkoj më shpesh, por më mungojnë, kështu që po mundohem ta heq pak këtë mall edhe me ju. Zoti ju pranoftë sakrificën dhe agjërimin”, ka thënë ndër të tjera Cana.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat