“Pa bletë, s’ka jetë”

Shqipëria

“Pa bletë, s’ka jetë”

Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:58
Foto

"Pa bletë nuk ka jetë', kjo është motoja dhe bletën duhet ta mbrojmë dhe zhvillojmë."

Rreziku për bletën është global, ndaj apelit i janë bashkuar edhe bletërritësit shqiptarë.

Në ditën Botërore të Bletës, ata u mblodhën në Lezhë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.

Aty prezantuan produktet dhe kërkuan më shumë mbështetje për të kapërcyer sfidat për sektorin dhe kërcënimet që i kanosen insektit që përveç mjaltit si produkt të shëndetshëm, ka rol të pazëvendësueshëm në pjalmimin e bimëve.

Bletërritës: "Dita Botërore e bletëve nuk është për të festuar por për të promovuar, sensibilizuar, inkurajuar dhe vepruar."

Numri dy i ministrisë së Bujqësisë, premtoi se qeveria shqiptare do të rrisë mbështetjen për bletërritësit shqiptarë, thirrje të cilën ia drejtoi direkt edhe kryebashkiaku i Lezhës.

Fran Frrokaj: "Kërkoj financim nga qeveria për të gjithë për këto lloj aktivitetesh që thuajse janë jetësore për komunitetin dhe për gjithë njerëzit."

Në Shqipëri përllogariten se kultivohen rreth  365 mijë koshere bletësh.

Pesticidet sipas studimeve janë një prej faktorëve që më së shumti dëmton bletën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat