Sot Dita e Jetimëve/ Në Shqipëri, 180 fëmijë nën kujdesin e Shtetit

Shqipëria

Sot Dita e Jetimëve/ Në Shqipëri, 180 fëmijë nën kujdesin e Shtetit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:36
Foto

Një takim i fëmijëve jetimë me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij Helena hapi ‘ditën kombëtare të Jetimëve’. Dhurimi i librave nga Kadare nuk ishte i vetmi vlerësim për fëmijët, pasi nuk mungoi edhe një mesazh kurajo për ta.

“E çmoj shumë brezin e moshës suaj, sidomos në një gjendje jo shumë të zakonshme që jeni ju, që ju mungon diçka që ka lidhje dashur pa dashur me letërsinë dhe artin, një pikëllim. Se letërsia e ka këtë detyrë, të prek, s’të lë të qetë dhe gjendja juaj vetvetiu është e tillë”, tha Ismail Kadare.

“Fakti që ne po na kushtojnë rëndësi sic ishte takimi me Ismail Kadarenë, i cili është një shkrimtar i famshëm si në Shqipëri dhe në botë apo takimi me presidentin Meta na tregon se ne nuk jemi vetëm”, u shpreh Xhina Shara.

Sot në Shqipëri janë 31 mijë fëmijë jetimë dhe që prej 15 vitesh, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve shqiptarë ka bërë të mundur që kjo kategori të ketë një ditë të tyren. Mori aktivitetesh të zhvilluara për një ditë, vëmendja e të cilës duhet të shtrihet përgjatë gjithë vitit.

“Data 20 maj nuk mund të konsiderohet si një ditë e ndarë nga 365 ditët e vitit, është një ditë që na kujton të gjithëve institucioneve, shoqërisë që i kemi një borxh të madh kësaj kategorie, së fëmijëve pa kujdesin prindëror”, tha Ilir Cumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat