Patozi flet për betejën PD-BD për komisionerët e zgjedhjeve

Shqipëria

Patozi flet për betejën PD-BD për komisionerët e zgjedhjeve

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:49
Astrit Patozi

Krijimi i Bindjes Demokratike dhe më pas vendimi për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit e kanë reklamuar Bindjen Demokratike ndaj sulmeve verbale politike kryesisht nga partia mëmë. Astrit Patozi, koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, ka qenë i ftuar në Top Talk pikërisht për të sqaruar disa nga këto rrethana.

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës jashtëparlamentare se regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit është i paligjsëm, Patozi u përgjigj:

“Ne kemi kapur të gjitha afatet, e kemi respektuar të gjitha ligjet e vendit për t’u regjistruar dhe për të garuar si parti politike në zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithçka thuhet është ngutja e një force politike të vjetër, e cila më shumë e ka problem që po hyjmë ne në zgjedhje, se sa që nuk merr vetë pjesë në to”, tha Astrit Patozi, koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, duke theksuar se ky është problemi me këtë lloj akuze.

Një prej akuzave të Partisë Demokratike për paligjshmërinë e regjistrimit të Bindjes Demokratike është fakti se sipas tyre BD ka vetëm një deputet në Kuvend dhe ai është Andi Përmeti, i cili nuk i ka kaluar 6 muaj në këtë post.

Koordinatori i BD, Astrit Patozi sqaron se partia e tij nuk ka pasur një, por dy deputetë të gatshëm për të firmosur që kjo forcë politike të garojë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat