Gjonaj takim me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

Shqipëria

Gjonaj takim me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:33
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura me gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

“Mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, për zbatimin e tij.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të masave të shtuara te sigurisë së burgjeve por edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara”,thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat