‘Nëse Rama ‘e lëshon Dakon’, ai e merr me vete’

Shqipëria

‘Nëse Rama ‘e lëshon Dakon’, ai e merr me vete’

Më: 21 maj 2019 Në ora: 08:37
Edi Rama dhe Vangjush Dako

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, është shprehur se, nëse kryeministri Edi Rama e lëshon kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon, ai e merr me vete.

“Mendoj se nuk ka fuqi ta lëshpjë Dakon, se nëse e lëshon do ta marri me vete Dako atë (Ramën). Nuk ka bërë Dako asgjë pa urdhërinë  Ramës. Nuk ka takuar asnjë njeri pa urdhërin e  tij. As nuk i ka premtua njeriu pa urdhërin e tij”, u shpreh kryetari i PAA-së.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u thirr para dy ditësh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku për 5 orë i është marrë një deklaratë në lidhje me çështjen “Vol-vo 4”.

Gjatë hetimeve të çështjes së bujshme, për të cilën janë arrestuar edhe dy ish-deputetë, dolën disa përgjime ku emri i kryebashkiakut Dako përmendej në afera për shitblerje votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat