Lleshaj: Numri i emigrantëve të paligjshëm është rritur me 6 herë

Shqipëria

Lleshaj: Numri i emigrantëve të paligjshëm është rritur me 6 herë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 10:50
Sandër Lleshaj

Numri i emigrantë të paligjshëm në Shqipëri është rritur në vitet e fundit. Në ceremoninë e nisjes së punës operacionale të misionit Frontex në Shqipëri, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se në vitin 2018 numri i emigrantëve të paligjshëm është rritur 6 herë në krahasim me 2017.

Lleshaj: Në 10 vitet e fundit numri i personave që kanë lëvizur në pikat tona kufitare është rritur nga 9 mln në 2008, në 23 mln në fund të 2018. Kjo rritje vijon të njëjtën tendecë edhe gjatë këtij viti.

Por përveç flukseve të udhëtarëve të rregullt ku dominojnë turistët është shënuar një rritje e numrit të emigrantëve të parregullt që kanë tentuar ta përdorin Shqipërinë si një vend tranzit në përpjekjen e tyre drejt vendeve të tjera evropiane.  Në 2018 ky numër u rrit mbi 6 herë krahasuar në 2017, ndërkohë që edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent. 

Nëpërmjet operacionit me Frontex ne synojmë të adresojmë çështjet e emigracionit të parregullt, por edhe do të forcojmë kapacitetet tona kufitare dhe do të rrisim bashkëpunimin me Frontex dhe me vendet e BE që marrin pjesë në operacion. Mbi të gjitha do të rrisim nivelin e besimit reciprok mes policisë shqiptare dhe strukturave homologe evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat