Eficenca energjisë në shkollat publike, përmes burimeve të rinovueshme të energjisë

Shqipëria

Eficenca energjisë në shkollat publike, përmes burimeve të rinovueshme të energjisë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) si Drejtuese e Projektit LED, ose “Drejt rrugës së përmirësimit të eficencës së energjisë në shkollat publike dhe përdorimit sa më shumë të burimeve të rinovueshme të energjisë”, organizoi sot në Tiranë një “INFO DAY” me përfaqësues të sektorit dhe të ftuar të tjerë, për sensibilizimin e opinionit publik mbi risitë dhe anët pozitive të përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Me pjesëmarrjen në këtë takim të përbashkët me specialistët e AKBN-së nga Drejtoria e Energjive të Rinovueshme dhe Drejtoria e Zhvillimit Strategjik e Dëgjesave me Publikun, fokus i çështjeve që trajtuan në këtë takim ishte ndërthurja e fushën teknike, strategjike dhe ndërgjegjesuese për një impakt të gjerë publik në rëndesinë e përdorimit të energjive te rinovueshme. 

Ekspertët e fushës shpjeguan dhe i dhanë përgjigje pyetjeve të audiencës mbi perfitimet  dhe fushën e veprimit të energjive të rinovueshme, ndërgjegjësimin e publikut për rëndësisnë e kësaj fushe në jetën e përditëshme dhe impakti në ekonomi e mjedis i saj.

Projekti LED reflekton një sfidë energjetike, duke u fokusuar në një grup specifik ndërtesash publike si shkollat, ku promovimi përmes fëmijëve dhe sistemit arsimor do të sensibilizojë në mënyrë efektive përdorimin e burimeve të rinovueshme dhe eficente të energjisë në vendin tonë. 

Kësaj nisme i përgjigjet edhe miratimi së fundi në Kuvend i ligjit “Për energjinë e rinovueshme” i cili është mirëpritur nga biznesi i këtij sektori në zgjerimin e investimeve për parqet fotovoltaike prej të cilave përfitohet energji nga dielli.

Ekspertët në Ministrinë e Energjisë thonë se për shkak të klimës, në Shqipëri energjia diellore ka rendiment të lartë. Për këto investime, qeveria garanton blerjen e energjisë me një çmim që përcaktohet nga Enti Rregullator i Energjisë.

Por nga projektet e paraqitura ka dhe raste kur bizneset duan ta ndërtojnë panelin diellor për për nevojat e veta energjitike, pasi ulin kostot. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat