Mbi 86 mijë studentë përfituan Pakti për Universitetin, u përjashtuan dhe ju reduktuan tarifat

Shqipëria

Mbi 86 mijë studentë përfituan Pakti për Universitetin, u përjashtuan dhe ju reduktuan tarifat

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:04
Ilustrim

Pakti për Universitetin u mundësoi 86,271 studentëve të përfitonin nga përjashtimi apo reduktimi i tarifave vjetore të shkollimit. Përmes vendimit të Këshillit të Ministrave në dhjetor të vitit të kaluar, reduktimin nga tarifa e shkollimit me 50% e përfituan 71,254 studentë.

Ndërsa studentët ekselentë që u përjashtuan nga tarifat e studimit për shkak të rezultateve të arrira kapin shifrën e 11,779 studentë. Pakti për Universitetin u mundësoi po ashtu përjashtimin nga tarifat 3,238 studentë në nevojë.

Nga shifrat e marra nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, deri më tani rezulton se numri total i studentëve që kanë marre bursën është 10,170 studentë ose 90.55% e përfituesve.

Sipas ministrisë së Arsimit 1,053 studentë nuk kanë përfituar bursë është për shkak të mungesës së numrit të llogarisë së studentëve, mungesës së dokumentacionit justifikues si dhe mungesës së frekuentimit nga studentët apo mos konfirmimi i prezencës nga drejtuesit e njësisë kryesore përbëjnë disa nga arsyet.

Po ashtu, sipas MASR, mungesë e Vendimeve të Bordit Administrimit, tejkalim i afatit te aplikimit nga studentet, apo arsye të tjera kanë penalizuar këtë pjesë të studentëve për të marrë bursat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat