Avramopoulos: Kapitull i ri bashkëpunimi Shqipëri-BE

Shqipëria

Avramopoulos: Kapitull i ri bashkëpunimi Shqipëri-BE

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:34
Dimitris Avramopouls

Fillon zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-FRONTEX, e para në Ballkanin Perëndimor. 50 oficerë të FRONTEX-it vendosen në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. 

Sot (21.05.2019) hyri në fuqi marrëveshja e nënshkruar mes FRONTEX-it (Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare të BE) dhe Shqipërisë, e nënshkruar mes palëve në 5 maj të vitit të kaluar. Marrëveshja lejon FRONTEX-in të kryejë operacioni të përbashkëta me oficerët shqiptarë të kufirit dhe të vendosë ekipet e saj në kufijtë që Shqipëria ndan me vendet e BE. 

Në bazë të marrëveshjes, misionet e FRONTEX-it do të merren me emigracionin e parregullt, sidomos në rastet e flukseve të papritura të emigrantëve të parregullt dhe të krimit ndërkufitar.

Misioni i FRONTEX filloi të martën në kufirin që Shqipëria ndan me Greqinë, në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, të konsideruara si pika të nxehta të emigrantëve të parregullt në Shqipëri, për të tentuar më pas vendet e BE.

Operacionin e përbashkët e prezantoi të martën në Tiranë, Komisioneri i BE, për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë,  Dimitris Avramopouls që vuri në dukje se misioni FRONTEX , "hap një kapitull  të ri të bashkëpunimit BE- Shqipëri”.

Avramoupoulos tha se "siguria e qytetarëve është në qëndër të vëmendjes sonë. Shqipëria është i pari vend në Ballkan, me të cilin BE po ecën përpara me këtë kapitull të ri. Është një kapitul i rëndësishëm që na bashkon më shumë”

Image

Ai tha se misioni i FRONTEX-it në kufirin Shqipëri - Greqi është "i pari mission në botë që BE kryen në një vend jo anëtar”.

"Ekipet e FRONTEX-it, në prani dhe bashkëpunim me oficerët shqiptarë të kufirit do të kryejnë  kontrolle dhe inspektime për të  parandaluar kalime të pa autorizuara të kufirit. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, ne kemi sfida të përbashkëta,” vuri në dukje Avramoupoulos.

Konkretisht 50 oficerë të FRONTEX-it u vendosën sot në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës, në bazë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe FRONTEX.

Burime zyrtare bëjnë me dije se oficerët e FRONTEX-it do të jenë nga 11 vende , anëtare të BE mes të cilave edhe mga Gjermania. që do të bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë me oficerët shqiptarë të kufirit. Ekipet e përbashkëta do të luftojnë kontrabandën e emigrabtëve të paligjshëm dhe krimin ndërkufitar./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat