Revolta në burgun e Spaçit, Basha: Rrëfen betimin e shqiptarëve për të mos pranuar diktaturën

Shqipëria

Revolta në burgun e Spaçit, Basha: Rrëfen betimin e shqiptarëve për të mos pranuar diktaturën

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:51
Burgu i Spaçit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot 46-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit. “Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të rëndësishme se e gjithë propaganda e diktaturës, sepse rrëfejnë betimin e shqiptarëve për të mos pranuar asnjëherë diktaturën dhe dhunën”, tha ai.

Sipas Bashës, ky betim është në fuqi edhe sot. “Nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Europiane”, theksoi kreu demokrat.

“Unë jam krenar që në këtë betejë, Partia Demokratike e Shqipërisë është në anën e duhur të historisë, është në nderim të vlerave për të cilat dhanë jetën heronjtë e Spaçit, është në ballë të saj, për të mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin tonë drejt Europës”, përfundoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat