Basha: Rama po përgatit grusht-shteti kushtetues

Shqipëria

Basha: Rama po përgatit grusht-shteti kushtetues

Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:15
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përgatit një grusht-shteti kushtetues.

“Bashkimi ynë është i vetmi kushtetues, është detyra jonë të mos rrimë duarkryq, por të ndalojmë me të gjitha mënyrat këtë grusht shteti kushtetues, të cilin Edi Rama dhe krimi e mendojnë si alternativën e vetme për të mbajtur pushtetin e marrë me dhunë dhe për të vazhduar të grabisë shqiptarët e pafajshëm”, deklaroi Basha në Berat.

Lideri i opozitës përsëriti se zgjedhjet duhet të ndalen me çdo kusht që bashkitë të mos drejtohen nga kriminelë dhe të emëruar prej kriminelëve.

“Tani kërkon të çimentojë pushtetin e krimit duke shkelur Kodin Zgjedhor për të imponuar një proces fals, pa garë dhe kundër rregullave”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat