Zhapaj: Anëtarët e bordeve janë zarë

Shqipëria

Zhapaj: Anëtarët e bordeve janë zarë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 00:28
Albano Zhapaj

Eksperti Albano Zhapaj i ftuar në emisionin “Tempora”  u shpreh se anëtarët e bordeve të Universiteteve janë zare, që i lëvizin si të duan.

Pjesë nga biseda në studio: 

Zhapaj: Karta e studentit nuk është shpëtim i studentit, por ndihmon. Studentët në një kohë tjetër, kur ato gjëra që janë ordinare që duhen bërë sipas rregullave duhet të ishin bërë kjo do të ishte ajo që duhet të protestonit juve. Do mjaftonte të protestonin 50 studentë në çdo fakultet dhe rektorati do merrte masa që ta rregullonte. Por duhet të kuptojmë një gjë, anëtarët e bordeve janë zarë. Mund të jenë njerëz shumë të nderuar në pozicionet e tyre, por në këtë pozicion janë zarë që i lëvizin si të duan.

Xhemollari: Problemi është që ata mbajnë akoma pozicione të larta publike. Drejtoresha e administratës publike që hapi atë portalin për punësim ishte anëtare bordi në një universitet dhe u shkarkua sepse kishte shpenzuar keq paratë e studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat