Biberaj: Modeli qeverisës i Ramës, i njëjtë me të Ramiz Alisë

Shqipëria

Biberaj: Modeli qeverisës i Ramës, i njëjtë me të Ramiz Alisë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 00:57
Aleksandër Biberaj

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj i ftuar në emisionin “Tempora“ u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë shprehje e frikës, ndërsa theksoi se model ii tij qeverisës ngjan me atë të Ramiz Alisë.

Biberaj: Qëndrimet e Ramës nuk janë realiste, i shoh si shprehje të frikës që e ka kapëluar. Gabimi i tij i parë është në gabimet principale të demokracisë. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe modeli që po përdor pas 30 vitesh të kujton modelin e Ramiz Alisë. Në vigjilje të pluralizmit Ramiz Alia u përpoq të paraqiste një model pluralizmi jo real, me organizatat e masave të asaj kohe për të gënjyer komitetin ndërkombëtar.

I thotë anëtarëve të partisë së vet që shkoni në bazë. Të njëjtën gjë ju tha Ramiz alia në nëntor të '90. Shkoni në bazë sqaroi popullin sepse studentët nuk kanë të drejtë. Sjellja e tij është në kundërshtim me parimet bazë të demokracisë dhe kjo është fatkeqsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat