Pjerin Ndreu: Se kush bleu vota e dinë të gjithë, por LSI bleu edhe PD në Lezhë

Shqipëria

Pjerin Ndreu: Se kush bleu vota e dinë të gjithë, por LSI bleu edhe PD në Lezhë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:18
Pjerin Ndreu

Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socialiste në Lezhë, u shpreh se në Lezhë, në zgjedhjet e 2017-ës, ishte LSI që bleu PD, dhe për këtë ai thotë se e dinë të gjithë.

“PS mund të merrte edhe 4 mandate në Lezhë, por ndodhi ajo që ndodhi.

LSI bleu PD-në. Të thuash se kush bleu vota në Lezhë, këtë e di të gjithë Lezha.

Kanë ardhur edhe me makina qeveritare dhe këtë e kam edhe të filmuar.

Ditën e votimit, persona të ndryshëm që nuk kishin fare lidhje me eskortën e presidentit vërdalliseshin nëpër fshatra.

Lezha në 2017-ën bëri hapa cilësorë para. Rreziku që Lezha do të kalojë edhe në pushtetin lokal në anën e socialistëve dhe normalisht në zonë ndjehet një panik te krahu kundërshtar.

Ku ka qeverisje PD-je janë në nivele skandaloze. Të nxjerrësh të dhënat e bashkisë së Lezhës është një skandal”, tha Ndreu për A2 CNN.

Sa i përket deklaratave të fundit të Lulzim Bashës se 30 qershori do të ndalet me çdo çmim dhe zgjedhje nuk do të ketë, Ndreu u shpreh se askush nuk do t’i ndalë të realizojnë zgjedhjet, ashtu si e ka përcaktuar presidenti.

“Presidenti i Republikës ka caktuar një datë. Nëse nuk duan të vijnë le të mos e bëjnë. Çfarë kemi bërë ne që të mos shkojmë? Kurrë mos ardhtë. Ai ka braktisur parlamentin. Veprimi i tyre ka marrë zero pikë nga kancelaritë europiane”, tha Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat