Masakra e Peshkëpisë, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Bejlerin

Shqipëria

Masakra e Peshkëpisë, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Bejlerin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:53
Fiqiri Shehu vëllai i komandantit të postës kufitare, kapitenit të vrarë Fatmir Shehu kërkoi edhe një herë gjetjen e vrasësve

Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapur pas 25 vitesh dosjen që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkëpisë”, pikërisht për këtë çështje është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe Fredi Dhionis Bejleri.

Posta kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët pasi vranë rojen ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit kapiten i Parë Fatmir Shehu plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.

Fiqiri Shehu vëllai i komandantit të postës kufitare, kapitenit të vrarë Fatmir Shehu kërkoi edhe një herë gjetjen e vrasësve.

Shoqatat patriotike dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga godina e ish – postës kufitare të Peshkëpisë, një objekt plotësisht i degraduar pas 25 vitesh, kanë kërkuar vlerësimin e figurave që kanë kontribuar për të mbrojtur kufijtë kombëtare dhe kthimin e dinjitetit për qindra efektivë të rënë në krye të detyrës. Ata kanë marrë nismën për nënshkrimin e një peticioni drejtuar ministrisë së brendshme ku kërkojnë vendosjen e emrave të dy dëshmorëve të Peshkëpisë kësaj ish – poste kufitare dhe një tjetër të ngjashmeje në kufi.

E regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek ngjarja e Peshkëpisë ka mbetur ende e pazbardhur, ndërsa ndër vite dëshmitarët kanë pohuar se agresorët që flisnin greqisht mund të jenë ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat