Rama i përgjigjet Metës: Gjykata Kushtetuese një djep bosh pa shejtanin brenda

Shqipëria

Rama i përgjigjet Metës: Gjykata Kushtetuese një djep bosh pa shejtanin brenda

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:08
Edi Rama, Ilir Meta

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili drejtoi gishtin nga reforma në drejtësi, për të cilën tha se nuk është e suksesshme.

Në një postim në tëitter, kryeministri Rama thotë se falë vetingut, sot Gjykata Kushtetuese është një djep bosh pa shejtanin brenda. Por ai kishte një pyetje për Presidentin:

Rama: A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat