Rama ik! Lami: Basha i frikësuar nga 17 maji, del me kërkesë ekstreme

Shqipëria

Rama ik! Lami: Basha i frikësuar nga 17 maji, del me kërkesë ekstreme

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:36
Roland Lami

Eksperti i çështjeve politike të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, Roland Lami i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se marrëveshja e 18-majit e ka frikësuar kreun e demokratëve Lulzim Basha dhe ka çuar atë drejt një kërkese ekstreme, gati edhe të papërshtatshme politikisht.

Lami u shpreh se Basha nuk duhet të ketë pretendime për formulën e qeverisjes së btanishme të qeverisë, por pas krijimit të qeverisë teknike.

Roland Lami: Basha gjithmon kur i flet për marrëveshje ka në kokë rrezikun për të mos përsëritur marrëveshjen e 2017. Qoftë në kuptimin e uljes me Ramën si kryeministër, qoftë nga pikëpamja se si do të jetë qeveria teknike për të administuar procesin zgjedhor qoftë ai që vjen tani i përcaktuar nga afati kushtetues (30 qershori), qoftë ai hipotetik i shtyrjes së zgjedhjeve. Në këtë kuptim për të mos rënë në përsëritje, sepse mendon se përsëritja mund të krijojë frakturë, çarje, kosto brenda aleancës me partitë e tjera dhe fashoja radikale, mbështetëse brenda PD-së e bën atë të mos përsërisë 2017. Mirëpo tendenca për t'iu larguar 2017 si formulë e ka çuar atë drejt një kërkese ekstreme, gati edhe të papërshtatshme politikisht.

Marrim shembull se çfarë do të thotë të mos ulesh me kryeministrin për të mos diskutuar mbi variantin e shtyrjes së zgjedhjeve, mbi variantin e qeverisë teknike, mbi variantin e disa reformave të mëdha. Ai është drejtuesi legjitim i pozitës dhe qeverisë sot. Mund të kesh pretendime për formulën nesër se si do të administrohet qeveria teknike, mund të kesh pretendime që ai të mos jetë drejtuesi i kësaj qeverie teknike, por nuk mund të përcaktosh interlekutor me të cilin do të flasësh, kur jemi në një situatë kaq të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat