Aksident i rëndë në Rumani, vdes efektivi shqiptar dhe bashkëshortja e tij

Shqipëria

Aksident i rëndë në Rumani, vdes efektivi shqiptar dhe bashkëshortja e tij

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:08
Foto

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Rumani i mori jetën Oficerit të Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore, Ervin Dervina dhe bashkëshortes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, e cila i shpreh ngushëllime edhe familjarëve të viktimave.

“Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat