Masakra e Peshkëpisë/ Krimet e Rënda do të marrin në pyetje 41 persona

Shqipëria

Masakra e Peshkëpisë/ Krimet e Rënda do të marrin në pyetje 41 persona

Më: 23 maj 2019 Në ora: 08:59
Peshkëpia

Më 10 prill 2019 u mbushën plot 25 vite nga “masakra e Peshkëpisë”. Kjo çështje mund të parashkruhet, e duke mos pasur me mundësi për ta hetuar ngjarjen, prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, vendosi të rihapë çështjen penale, duke kërkuar kryerjen e dhjetëra veprimeve hetimore. Mësohet se në total janë 41 persona që pritet të merren në pyetje nga prokuroria dhe oficerët e antiterrorit. Mes këtyre personave janë dhe ushtarët e plagosur në postën kufitare dhe nën oficeri që u mor peng nga komandoja terroriste “Mavi”, Qemal Stroka.

Ky i fundit rezulton të jetë dhe dëshmitari kryesor në këtë ngjarje të rëndë, dhe nga dëshmia e tij pritet të merren të dhëna të vlefshme për hetimin. Në vazhdën e veprimeve hetimore me urdhër të prokurorisë mësohet të jenë sekuestruar dhe kopje të disa dokumentarëve televizivë të kryer nga mediat shqiptare gjatë viteve të fundit. Konkretisht janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumentarët e transmetuar në emisionin “XHUNGEL” në Neës24 me titull “Udhërrëfyesi i MAVI”, me dy pjesë, transmetuar në maj 2012 dhe “Njeriu i MAVI në Himarë” me dy pjesë, transmetuar në qershor 2015. Po ashtu është sekuestruar dhe dokumentari “Masakra e Peshkëpisë”, i transmetuar në emisionin “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel.

Hetimi i kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë, dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini pritet që të sjellë të tjera zhvillime në vijim.

Dje, për 3 orë Fredi Beleri u mor dje në pyetje për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa akuzohet nga Krimet e Rënda për “Veprime për qëllime terroriste” me pasojë vrasjen e dy ushtarakëve në 1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat