Betohen dy deputetë të rinj të Kuvendit

Shqipëria

Betohen dy deputetë të rinj të Kuvendit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:22
Gramoz Ruçi

Dy deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend.

Bëhet fjalë për Ervis Meçon nga lista e PD Vlorë dhe nga PS Artemis Dralo, e cila zëvendëson deputetin Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës.

Golemi ka dhënë dorëheqjen për të garuar për zgjedhjet vendore në bashkinë e Gjirokastrës.

Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon 122. Kanë mbetur pa u plotësuar edhe 18 karrige, 17 nga PD dhe 1 nga LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat