Manastirliu fton deputet të dhurojnë gjak

Shqipëria

Manastirliu fton deputet të dhurojnë gjak

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:47
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në seancën e së enjtes u bëri thirrje deputetëve për të dhuruar gjak për të sëmurët.

Ajo tha se Ministria ka nisur fushatën e dhurimit të gjakut dhe stafi i Qendrës së Transfuzionit dhe Dhurimit të Gjakut është zhvendosur në ambientet brenda Kuvendit për cilindo deputet që dëshiron t’i bashkëngjitet iniciativës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur fushatën për dhurimin e gjakut dhe këtu ndodhet stafi i Qendrës së Transfuzionit dhe Dhurimit të Gjakut. Ju ftoj për tu bërë pjesë e kësaj fushate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat