Banorët mbrojnë ujëvarën/ Dibër, kundër projektit për HEC në lumin e Setës

Shqipëria

Banorët mbrojnë ujëvarën/ Dibër, kundër projektit për HEC në lumin e Setës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:28
Foto

Banorët e krahinës së Çidhnës kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës pas masakrës mjedisore në lumin e Setës.

Ata kane protestuar në mbrojtje të monumenteve të kulturës. Sipas banorëve në vitin 2002 qeveria e shpalli gryken e Setës monument kulture ndërkohë që projekti i Seta 4, cënon shpellën dhe burimin e Sopanikës.

Banorët thonë se në këtë zonë po bëhet genocid natyror.

Pas dhënies me koncesion të lumit të Setës për shfrytëzim në vitin 2010, nga 9 km gjatësi, Seta është devijuar nga rrjedha e shtratit te vet në kanale, tubacione dhe tunele duke shfrytëzuar një pasuri kombëtare dhe duke e tjetërsuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat