Basha takon aleatët, Kryemadhi: Shihemi në 25 maji, Rama të largohet

Shqipëria

Basha takon aleatët, Kryemadhi: Shihemi në 25 maji, Rama të largohet

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:00
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka takuar aleatët opozitar, para se të publikojë një letër drejtuar qytetarëve,  por që i jep përgjigje  edhe thirrjes publike të kryeministrit për tu ulur në tryezë dialogu për krizën.  Në takim me aleatat është diskutuar edhe për  protestën e 25 majit.

Në një moment, kur ka marrë nga  kryeministri dy letra publike  qe e fton në tryezë dialogu, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim aleatët opozitar. 

Burimet i thanë RTV Ora, se pjesë e diskutimit ka qenë pikërisht ky moment pa lënë mënjanë edhe protestën e 25 majit. Pritet që kryedemorkatik Lulzim Basha të publikojë një letër drejtuar qytetarëve shqiptar, ndërsa mbetet i pa lëkundur në qëndrimin e tij për të mos dialoguar me Ramën, pa u dorëhequr më parë si kryeministër.

Në përfundim të takimit me Bashën, aleatët  shmangën komunikimin me mediat, ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u mjaftua me një prononcim të shkurtër.

Kryemadhi: Shihemi në 25 maji,  Rama të largohet

Një ditë më parë Lulzim Basha tha se nuk pranon pakte kulisash, por sipas tij opozita është për një pakt kombëtarë që i jep fund lidhjeve të politikës me krimin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat