Profesori universitar: Si ndodhë që një mision të vie në Shqipëri me firmën e presidentit, e të mos e njohë institucionin e tij?

Shqipëria

Profesori universitar: Si ndodhë që një mision të vie në Shqipëri me firmën e presidentit, e të mos e njohë institucionin e tij?

Nga: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:45
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Profesori universitar Enver Bytyçi ka shkruar lidhur me atë se presidenti Ilir Meta ka thënë se misioni i BE-së në Shqipëri, Euralius nuk i kishte shkuar në një takim të thirrur nga ai për të diskutuar për reformën në drejtësi, por që këto sipas Bytyçit, refuzimi kishte ndodhur si pasojë e urdhrave të kryeministrit dhe jo për shkaqe teknike, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se si është e mundur që një mision të vie në Shqipëri me firmën e presidentit dhe të mos e njohë misionin e tij.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë:

Dje presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi në një konferencë organizuar nga Qendra Marshall se misioni i BE-së në Shqipëri, Euralius, nuk kishte pranuar t'i shkonte në një takim të organizuar për të diskutuar rreth ecurive të reformës në drejtësi. Në momentin e fundit, kur ishte bërë gjithçka gati për atë takim, përfaqësuesit e këtij misioni njoftonin se "nuk mund të merrnin pjesë në takimin e thirrur nga kreu i shtetit shqiptar, pasi që ishin të angazhuar në disa çeshtje teknike". Duket qartë se refuzimi për të marrë pjesë në një debat për reformën në drejtësi në zyrën e Presidentit të Republikës nuk mund të ndodhte "për shkaqe teknike". Presidenti Meta e shpjegoi vetë këtë, kur tha se ky refuzim ndodhi për shkaqe politike dhe si pasojë e urdhrave politikë, duke shigjetuar kështu një marrëdhënie konsipracioni midis kryeministrit të vendit dhe disa institucioneve të Brukselit. Për shqiptarët nuk është sekret fakti që ky bashkëpunim në konspiracion ose i hapur i misioneve të BE-së në Shqipëri është adresuar në krijimin e kushteve që në vendin tonë të gjitha pushtetet të mblidhen në duart e Edi Ramës. Por tashmë nuk më shqetëson kjo gjendje e njohur dhe e stërnjohur që ka ende fytyrën e Frederica Mogherinit dhe Romana Vlahutinit. Ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin tjetër të trishtueshëm. Si mundet që një mision i mundësuar të vijë në Shqipëri me dekretin e firmën e presidentit të Republikës të mos njohë institucionin e tij?! Ky akt nuk ndodh as në vendet e pushtuara. Nëse një pushtues pranon ta njohë institucionin e presidentit të një vendi nën pushtim, ai e respekton atë jo vetëm me protokoll, por në të gjitha dimensionet e tij. Misioni Euralius ka dëshmuar se nuk e njeh kreun e shtetit shqiptar, sepse mesa duket njeh si kryepresident, kryeprokuror, kryegjykatës, kryeministër, kryehajdut, kryetrafikant, kryemashtrues, kryekorrupsionist, kryeparlamentar, kryepolicist vetëm një person, tek i cili ata janë kapur dhe detyrohen të japin llogari personale! Ky person e ka emrin Edi Rama! Refuzimi i kreut të shtetit është akti më brutal i sjelljes së një misioni, kushdoqoftë ai, nga pikëpamja politike dhe diplomatike. Refuzimi në rastin konkret vjen nga kapja e këtij institucioni, i cili po dje në përgjigje të deklaratës së presidentit rendiste sekseset e tij të mëdha për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese e të Gjykatës së Lartë, për emrimin e prokurorit të përgjithshëm me urdhërin politik të kryeministrit, thjesht çertifikuar me 69 votat antikushtetuese të kreut të ekzekutivit e të tjera si këto. Misioni i Euraliu rezulton jo mision për ndërtimin e shtetit të së drejtës, por mision ndihmës për kapjen e shtetit nga një person, kryeminstri i vendit! Prandaj duhej që të refuzohej kreu i shtetit! Në praktikën e marrëdhënieve diplomatike, as në principatat e mesjetës nuk mund të ndodhnin këto shkelje kaq të rënda në marrëdhenëniet midis principatave, shteteve dhe fiseve. Ndodhin në kohët e sotme moderne, por raste të tilla na dëshmojnë se dhuna politike dhe diplomatike e institucioneve të huaja vetëm se i shkatërron kombet, popujt, paqen, sigurinë, demokracinë dhe stabilitetin e tyre. Këtë ka bërë dhe po bën Euralius me qëndrimet dhe politikat e veta në shërbim të një autokrati të pashëmbullt në Shqipëri! Shqipëria është në protestë edhe për shkak të Euraliusit dhe ndihmës së pakushtëzuar e të pakufizuar që i jep një autokrati në pushtet! Shqiptarët nuk duhet të presin që krizën të na e zgjidhin këta burokratë të korruptuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat