PD dega Roskovec ka bërë gati dosjen për ta dërguar në prokurorinë e rrethit Fier kundër kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Ata e akuzojnë kryebashkiaken se ka abuzuar me pronat publike.
Sipas tyre thuhet se në kundërtshim me ligjin ajo ka lejuar ndërtimin e një godine disa katëshe vetëm dy metra para shkollës gjë që bie ndesh me ligjin. Ky veprim i saj, pohojnë demokratët roskovecarë, kryhet në një kohë kur PS e rikandidoi për postin e kryebashkiakes së Roskovecit.
PD dega Roskovec këtë denancim e ka bërë publik edhe në faqen e kësaj dege në rrjetin social facebook.