Shkatërrohen 10 furra gëlqereje në malet e Krujës

Shqipëria

Shkatërrohen 10 furra gëlqereje në malet e Krujës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:01
Foto

10 furra të paligjshme gëlqereje janë evidentuar në fshatrat e Krujës, ku IKMT dhe Inspektoriati i Mjedisit nisi sot një aksion për ti shembur. Ato i kishin shpëtuar ndërhyrjes së rreth një muaji më parë.

Të fshehura mes ferrave e shkurreve këto furra gëlqerje i kishin shpëtuar fadromave rreth një muaj më parë kur nën drejtimin e Ministrit të Mjedisit u shembën 26 të tilla dhe 12 gurore.

Pronarët i kishin bërë gati, por IKMT dhe Agjensia e Mjedisit i zbuluan para se tu vendosej flaka.

Tre  furra të tilla gëlqejere u shemben këtë të enjte në fshatin Halil të Krujës, ku ka nisur një aksion i ri.

Shtatë të tjera janë evidentuar dhe do të prishen në Borizanë.

Aksioni u mbështet edhe nga Forcat e Rendit, por ndërhyrja nuk ishte e nevojshme.

Pronarët e tyre nuk kanë qenë prezentë, pasi rrezikojnë përballjen me ligjin për këtë veprimtari që cilësohet shkatërrimtare e natyrës.

Ministri Klosi kishte paralajmëruar inspektorët e mjedisit se do të mbajnë përgjegjësi penale nëse do të lejojnë hapjen e gropave të reja të gëlqeres në malin e Krujës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat