Shehi: Të largohet Rama që të bien rehat shqiptarët

Shqipëria

Shehi: Të largohet Rama që të bien rehat shqiptarët

Më: 23 maj 2019 Në ora: 21:37
Dashamir Shehi dhe Edi Rama

Duke komentuar thirrjen për dialog të deputetëve gjermanë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, uron që ata të jenë kontribues të mirë në zgjidhjen e këtij halli politik që ka Shqipëria. ”Fatmirësisht kemi një arbitër kaq të mirë ndërkombëtar por kjo shkon përtej kompetencave të mia. Uroj të ketë një ide të mirë, i konsiderojmë shumë këto njerëzit e CDU. Urojmë të jenë kontribues në këtë hall që ka Shqipëria”.

Me gjithë angazhimin gjerman, Shehi thotë se barra kryesore i mbetet politikës në vend. ”Nuk është se negocion Gjermania. Ne si opozitë me Bashën në krye kemi vendosur disa kushte që të largohet Rama dhe të biem rehat të gjithë shqiptarët, ti hapim rrugë Shqipërisë për të ndryshuar shumë gjëra, jo vetëm Kryeministrin. Kemi nevojë për një reformë shumë të madhe”.

E ndërsa deputetët gjermanë nuk përjashtuan as shtyrjen e zgjedhjeve, Shehi në RTV Ora deklaroi se kjo është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës. ”Është shansi i vetëm nëse duam ta lubrifikojmë këtë proces. Ky do të ikë, ka vdekur kjo punë. Dy herë e ka shtyrë Kushtetutën. Për të ndryshuar një gjë të madhe për Shqipërinë edhe Kushtetutën do ta ndryshojmë, edhe këtë do ta largojmë, edhe zgjedhjet do ti shtyjmë. Nuk do të ishte e mjaftueshme nëse bëhet thjesht për të ndryshuar karrigen e Ramës me Bashën. Ja vlen për një gjë të madhe, të ndryshojmë kodin zgjedhor, sistemin elektoral, Kushtetutën e Shqipërisë, të balancojmë institucionet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat