Qeveria angazhon prokurorinë dhe policinë për të ndalur pengimin e zgjedhjeve

Shqipëria

Qeveria angazhon prokurorinë dhe policinë për të ndalur pengimin e zgjedhjeve

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:31
Ilustrim

Pak ditë nga nisja e fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Prokuroria dhe policia po ngrejnë një Task Forcë për të rritur veprimet dhe hetimet mbi shkeljet penale kryesisht ato të procesit zgjedhor.

Masat vijnë në një kohë kur politika ka ashpërsuar gjuhën për zhvillimin apo jo të zgjedhjeve në datën e caktuar.

Nga njëra anë mazhoranca thotë se nuk do të shkelë kushtetutën dhe se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor e në anën tjetër opozita e cila deklaron se nuk do të lejojë mbarvajtjen e tye.

Marrëveshja për ngritjen e Task Forcës u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.

Një tjetër pikë e bashkëpunimit dhe hetimit mes dy institucioneve është marrja e masave të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, në aktivitete të ndryshme social kulturore dhe tubimet.

Nisur nga situata konfliktuale politike, institucionet i tremben përplasjeve që mund të krijohen gjatë fushatës zgjedhore apo nga tentativat për prishjen e aktiviteteve politike.

Në fokusin e Task Forcës do të jenë edhe hetimet për rastet e kultivimit, trafikimit të lëndeve narkotike, aktet korruptive, shpërdorimit të detyrës, favorizime të subjekteve të shërbimit për lejimin e ndërtimeve pa leje, kryerjen e lojrave të fatit, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat