I vetëm në garë, Skënder Gjinushi zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Shqipëria

I vetëm në garë, Skënder Gjinushi zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:09
Skënder Gjinushi

Është mbajtur sot votimi në Akademinë e Shkencave për të zgjedhur kryesinë e re.

Në total votuan 41 akademikë nga 44 që kishin të drejtë vote,

Kështu i vetmi kandidat në garë për postin e kryetarit, Skënder Gjinushi, u shpall fitues.

Ai mori 36 vota pro dhe 6 kundër, duke bërë që të zgjidhet kryetar.

Në fjalën e parë pas rezultatit të votimit, Gjinushi e cilësoi si një nder dhe vlerësim të madh.

Ndërsa për vendin e zëvendëskryetarit, u votua akademiku Vasil Tole, me 35 pro, 5 kundër dhe një abstenim

Për vendin e sekretarit shkencor u votua Salvator Bushati me 35 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim.

Sakaq për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, u shpall fitues Neki Frashëri me 37 vota pro dhe katër kundër nga 41 gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat