“Rebelimi” i adoleshentëve/ Shtohen denoncimet për largim nga shtëpia

Shqipëria

“Rebelimi” i adoleshentëve/ Shtohen denoncimet për largim nga shtëpia

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:44
Foto

Çdo ditë e më shumë raportet e policisë flasin për një fenomen në rritje, atë të largimit të adoleshentëve nga shtëpia për një apo më shumë ditë, në shenjë rebelimi.

Djem e vajza tregojnë se i kanë mes tyre këta adoleshentë. Problemet sipas tyre vijnë kryesisht nga konfliktet e vazhdueshme në familje, që në një pikë shpërthejnë.

“Kam një shoqe që grindet prej 2 vjetësh me të shtëpisë, madje ata e rrahin. Dhe sa herë ndodh kjo ajo largohet dhe kthehet në darkë”, tregon një vajzë.

“Prindërit nuk i lënë të dalin, nuk u blejnë telefona të mirë, ose nuk u japin lekë”, thotë një tjetër.

“Prindërit nuk duhet të bëjnë autoritarin me fëmijën, por të bashkëpunojnë si për çdo gjë tjetër në jetë. Ka mospërputhje brezash”, pohon një tjetër, “se prindërit tanë janë rritur në komunizëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat