Do njihen zgjedhjet pa opozitën? Ja si përgjigjet ambasadorja Glover

Shqipëria

Do njihen zgjedhjet pa opozitën? Ja si përgjigjet ambasadorja Glover

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:58
Audry Glover

Drejtuesja e delegacionit, të OSBE-ODHIR, ambasadorja Audry Glover u pyet nga gazetarët sesi do ishte vëzhgimi i zgjedhjeve nëse opozita e bashkuar nuk pranon të jetë pjesë e tyre.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.

“Siç e kam thënë gjithmonë, roli ynë është të japim një vëzhgim teknik të këtij procesi. Është roli i qeverisë që duhet të vendosi si do i përdorë rekomandimet tona. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje.”-u shpreh Glover.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat