Balla: Zgjedhjet në 30 qershor afat Kushtetues, nuk e luan topi

Shqipëria

Balla: Zgjedhjet në 30 qershor afat Kushtetues, nuk e luan topi

Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:21
Taulant Balla

 “Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Balla zhvilloi sot takime paraelektorale në Belsh dhe Cërrik, ku konfirmoi se fushata elektorale starton në 31 maj”.

Ndërkohë, ai paralajmëroi se “kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit”.

“Më 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat