Bindja mbetet pa kandidat në Kamëz, dorëhiqet Ylber Gjeta: Jam sëmurë!

Shqipëria

Bindja mbetet pa kandidat në Kamëz, dorëhiqet Ylber Gjeta: Jam sëmurë!

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:47
Ylber Gjeta

Vetëm katër ditë pas regjistrimit në KQZ, Bindjes Demokratike të Astrit Patozit i ikën një tjetër kandidat për kryetar Bashkie.

Ylber Gjeta, kandidat për Bashkinë e Kamzës, ka paraqitur dorëheqjen nga gara në KQZ, duke e argumentuar me arsye shëndetësore.

Gjeta bëhet kandidati i katërt pas Salvador Kaçajt në Lezhë, Bledar Sinellës në Kavajë dhe Devi Hebibasit në Skrapar që kërkojnë tërheqjen nga gara.

Kaçajt nuk i është pranuar dorëheqja nga KQZ, ndërkohë rastin e Sinellës KQZ do ta referojë në Prokurori, pasi ka deklaruar se firma për regjistrim nuk është e tij.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat