Klevis Balliu: Shqiptarët po vdesin për bukë, e ka thënë Rama

Shqipëria

Klevis Balliu: Shqiptarët po vdesin për bukë, e ka thënë Rama

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:21
Klevis Balliu

Pasditën e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora të ftuar ishin ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu dhe ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, të cilët komentuan situatën e rënduar politike dhe aksionin opozitar.

Balliu citoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama disa kohë më parë, i cili shprehej se shqiptarët nuk kanë bukë të hanë dhe për këtë nuk i zë gjumi natën.

Balliu: Këtu kanë varë vetën qytetarët shqiptarë se nuk paguanin dot 20 mijë lek drita dhe ky i futi në burg. Ky i babëzitur nuk fut në burg askënd për vjedhjen 20 milion euro, për të mos folur për 1.2 miliard euro koncesione që i ka dhënë ky zotëria, në një kohë kur Shqipëria, shqiptarët po vdesin për bukë. Këtë nuk e them unë, këtë e ka thënë kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka thënë që shqiptarët nuk i zë gjumi natën sepse nuk kanë bukë të hanë. Kush mban përgjegjësi për atë. A është ky kryeministër?

Lidhur me protestën e opozitës paralamjëruar ditën e nesërme, 25 maj 2019, në orën 19:00, ish-deputetët e opozitës u shprehën se protesta e tyre bëhet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo për pushtet.

Balliu tha se nëse qeveria ecën me këtë ritëm  ata rreik do ti presi gijotina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat