Arta Marku udhëzon Donika Prelën për zbatimin e regjimit 41/bis

Shqipëria

Arta Marku udhëzon Donika Prelën për zbatimin e regjimit 41/bis

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:31
Arta Marku

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur zbatimin e ligjit për sigurinë në burgje dhe lidhur me këtë çështje ka ngarkuar drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela deri në Deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Udhëzimi i firmosur për zbatimin e kufizimeve në burgje për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë bëhet pë rata të dënuar që dyshohet se kanë kryer aktivitet kriminal edhe brenda qelive të burgut.

“Ky udhëzim mundëson zbatimin e ndryshimeve të ligjit nr.9888, datë 10.3.2008 “Për Trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, në lidhje me aplikimin prej SPAK të vendosjes së të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, në seksion me Regjim të Posaçëm”,- bëhet me dije në njoftimin e publikar për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat