“Java e Ali Pashë Tepelenës”, çel sezonin turistik në Tepelenë

Shqipëria

“Java e Ali Pashë Tepelenës”, çel sezonin turistik në Tepelenë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 21:29
Pamje nga Tebelena

Në Tepelenë, sezoni turistik është çelur me ekspozitën “Java e Ali Pashë Tepelenës”, një aktivitet që përfshin shfaqjet më mbresëlënëse të identitetit kulturor të zonës.

Aktivitetet janë mundësi për nxitjen e zhvillimit të turizmit së bashku me të gjitha vlerat potenciale, që kjo zonë ka mundur ti ruajë apo krijojë nëpërmjet aseteve dhe natyrës së mrekullueshme dhe pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor kombëtar.

Formati ka prezantuar gjatë dy ditëve, 23 dhe 24 maj produktet tradicionale të kulinarisë, etnografisë, trashëgimisë shpirtërore, historisë dhe folklorit.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mori pjesë në çeljen e sezonit turistik “Java e Ali Pashë Tepelenës”, duke kontribuar me ekspozitën kushtuar kësaj figure madhore të pararilindjes kombëtare, në aktivitetet e organizuara. Ky aktivitet vjen si risi tashmë për herë të dytë në qytetin e Pashait, me mbështetjen e Bashkisë Tepelenë, Ministrisë së Kulturës, si një investim dhe mbrojtje e vlerave kulturore, trashëgimisë dhe turizmit.

“Java e Ali Pashë Tepelenës” vjen për herë të dytë në qytetin e Pashait, me mbështetjen e Bashkisë Tepelenë, Ministrisë së Kulturës dhe donatorëve, si një investim dhe mbrojtje e vlerave kulturore, trashëgimisë dhe turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat