Sot protesta e opozitës në Shqipëri - Bota Sot
Sot protesta e opozitës në Shqipëri

Shqipëria

Sot protesta e opozitës në Shqipëri

Më: 25 maj 2019 Në ora: 08:50
Protesta, foto arkiv

Sot do të mbahet protesta e opozitës. Në gatishmëri për protestën janë vënë rreth 1500 efektivë policie, gjithashtu edhe policë civilë.

Mësohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa Kryemininstri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë.

Protesta kombëtare e opozitës pritet të vazhdojë sot dhe të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje dje qyetarëve protestues që të distancohen nga aktet dhunës.

Në godinat qeveritare marrja e masave paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues, nisi dy ditë para protestës kombëtare.

Tek Kryeministria dhe Parlamenti, që orët e para të mëngjesit të së enjtes, u vendosën gardhe metalike dhe shtyllat u lyen me graso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...