Janë plot 1500 efektive që do të angazhohen në protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë. Nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do te jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Por në pergjigjen zyrtare të rikthyer nga policia kerkohet që protesta të përqëndrohet vetem ne bulevardin kryesor, pasi pengon vijim normalisht të aktivitetit të qytetarëve jo protestues.
Ndërkohë mësohet policia i “druhet” incidenteve apo skenarëve të dhunshëm, ndaj për këtë arsye, plani i masave që është hartuar nga uniformat blu është më i përforcuar se gjatë protestave të fundit që janë zhvilluar.
Policia ka kaluar ne gadishmeri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri kanë kaluar edhe policia e burgjeve dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Renea-s.
Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë dhe devijojë qarkullimin në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Po krahas efektiveve masa janë marrë edhe në infrastrukturë.
Në cdo pike strategjike janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë duke zevendësuar edhe ato të dëmtuarat në protestat e meparshme. Ndërsa nuk ka munguar edhe lyerja me graso e shtyllave te tensionit ne bulevard.