Një aksident rrugor është shënuar pasditen e 24 majit në aksin Elbasan-Librazhd, ku një furgon mallrash ka rënë nga 200 metra lartësi.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Librazhdit, ku mjeti i drejtuar nga shtetasi K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Sipas bluve, i riu ka qenë në gjendje të dehur, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, ai i shpëtoi vdekjes dhe u nxor nga lumi.
Policia ka publikuar videon e momentit të shpëtimit me një shkallë. Shikoni videon.