Paloka: Pse u shpërblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqipëria

Paloka: Pse u shpërblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:19
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkruan se kryeministri Rama teksa në vitin 2011, bënte thirrje për të “kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardin e grupit të zjarrit e bëri drejtor të OSHEE-së.

Reagimi i plotë i Palokës:

Konia e Rames që i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prapë në ndihmë 21 janarin. Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse

Edi Rama qe me 19 janar 2011 bënte thirrje për “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shpërblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat