Rritet niveli i vdekshmërisë foshnjore

Shqipëria

Rritet niveli i vdekshmërisë foshnjore

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Për herë të parë pas shumë vitesh, niveli i vdekshmërisë foshnjore ka njohur rritje në vendin tonë. Sipas INSTAT, nga rreth 29 mijë foshnje të lindura një vit më parë, rreth 250 prej tyre kanë humbur jetën.

Viti 2015 mbante edhe nivelin më të ulët të vdekshmërisë, me 7 të tilla për 1 mijë lindje. Interesimit të Televizionit Klan, Ministria e Shëndetësisë thotë se rritja e koeficientit të vdekshmërisë foshnjore vjen për shkak të uljes së numrit të lindjeve me 6.3 %, krahasuar me vitin 2017.

Sipas Institutit të Statistikave, rreth 42 % e foshnjeve nën 1 vjeç kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve që shfaqen në periudhën rreth lindjes, e ndjekur më pas me rreth 27% nga ndërlikimet e shfaqura gjatë lindjes dhe paslindjes të kësaj grupmoshe.

Por sipas bluzave të bardha, një ndër shkaqet e vdekshmërisë foshnjore janë edhe sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, si dhe anomali të tjera të lindura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat