Mbyllet protesta, mesazhi i Bashës: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka!

Shqipëria

Mbyllet protesta, mesazhi i Bashës: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka!

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:16
Protesta në Shqipëri

(E plotësuar) - Në mbyllje të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dërgoi një mesazh edhe për aleatët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se opozita është e gatshme të sakrifikojë gjithçka.

“Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Nuk do ta lejojmë kurrë despotizmin antievropian, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Evropës. Sot japim këtë mesazh të qartë dhe të vendosur. Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Evropa dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Protestë e qetë e opozitës

Në Shqipëri protesta e thirrur të shtunën në mbrëmje nga opozita po zhvillohet paqësisht. Ndërsa manifestimet e mëparshme janë mbizotëruar nga lëndët plasëse dhe tymueset që fluturonin drejt selisë së Qeverisë, sot ajo u karakterizua nga elementë më së shumti koreografikë. Fillimisht me protestuesë që mbanin në duar, tepsi me mbishkrimin “Rama IK”, të cilat më pas u mbushën me fotokopje parashë, duke simbolizuar korrupsionin qeveritar, ndërsa më drejt qiellit u lëshuan balona ndicuese, mbi të cilat gjithashtu ishte stampuar me gërma të mëdha fjala “IK” drejtuar kryeministrit Edi Rama. Të rinj të forumeve rinore të opozitës, por dhe ish deputetë të saj, qëndrojnë përpara kordonit të policisë për të qetësuar turmën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Mesazhet e zoti Basha në fjalën e tij ishin po ato që kanë qenë në thelb të të gjithë qëndrimit të opozitës gjatë këtyre tre muajve që kur ajo u largua nga parlamenti. “Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, u shpreh zoti Basha. Sipas kryetarit demokrat, qytetarët me manifestimin e sotëm dhanë mesazhin se tani “është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për ti hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa. Le ti lutemi Zotit, se arsyeja e njejrëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do ti mbivendoset verbimit të syve të atij që ëshë kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin”, u shpreh zoti Basha, duke paralajmëruar se “ora po troket tik-tak tik-tak dhe se çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, çdo ëndër për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekje për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh”. Me ftesën e zotit Basha, përkrahësit e opozitës u drejtuan në një marshim drejt selisë së parlamentit.

Komuniteti ndërkombëtar i ka paraprirë sërish këtë të shtunë, me thirrje për qetësi dhe kundër akteve të dhunshme, protestës së mbrëmjes së opozitës në Tiranë. Ambasada amerikane, përmes një deklarate u shpreh se “ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë”.

Në të njejtën linjë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve anëtare. “Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen”, vë në dukje deklarata.

Thirrje për një manifestim paqësor erdhën dhe nga drejtuesit më të lartë të OSBE-së, të cilët përsëritën qëndrimin e mbajtur lidhur me protestën e dhunshme të 11 Majit ku theksuan se “dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë - nënvizohet në qëndrimin e sotëm - Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike” - thekson OSBE në deklaratën e saj.

Përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-ve ndërkohë i bënë thirrje palëve për një “dialog konstruktiv me synim për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”.

Image

Më herët gjatë ditës dhe presidenti Ilir Meta, ju drejtua opozitës duke vënë në dukje se “sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore. Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar. Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë”, shprehet presidenti, duke shtuar se “vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”.

Forca të shumta policore kanë rrethuar të gjithë zonën përqark godinës së kryeministrisë. Nga ana e saj Partia Demokratike, njoftoi se “300 të rinj të forumeve rinore do të qëndrojnë përpara kordonit të policisë për të qetësuar turmën dhe per te garantuar mbarevajtjen e protestes. Te rinjtë do të mbajnë një shirit të bardhë në krah”.

Mesazhi i Berishës për Ramën: Veri gishtin kokës, durimi e ka një kufi!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet. Qytetarët tha Berisha do ti bëjnë gjyqin politike që ta mbajë mend gjithë Evropa.

Berisha: Kam një mesazh për mostrën që këta burra e kanë shpallur sot mostra. 

Ti vejë gishtin kokës sepse durimi ka një kufi edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t'iu bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Evropa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik.

Nuk ka forcë në botë që ti mposhtë qytetarët.

Si ju duket qëndrimi i ndërkombëtarëve?

Berisha: Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij.

Protestuesit zhvendosen drejt Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u kërkoi të gjithë protestuesve që me dritat e celularëve të ndezur, t’i drejtohen të gjithë së bashku në një marshim Kuvendit të Shqipërisë.

Image

***

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur fjalim përpara turmës së protestuesve të opozitës të mbledhur në sheshin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.

Lulzim Basha: Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa e gjithë bota, shohin shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me një mesazh të prerë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që i ka mbledhur shqiptarët për herë të 6-të në këtë shesh.

Standardet e Europës do të kishin diktuar me dhjetra herë largimin e Edi Ramës në këto 6 vite e gjysmë krim, korrupsion, pabesi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e deri sa të bëhet realitet, ka një mesazh nga populli: “Rama ik”.

500 balona me “IK” lëshohen përpara Kryeministrisë

Mbështetësit e opozitës shqiptare janë mbledhur para objektit të Kryeministrisë në Tiranë.

Image

Protestës i bashkohen edhe dy krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD-së dhe Monika Kryemadhi e LSI-së.

Kryemadhi ka thënë për media se djegia e mandateve ka ndodhur për shkak të gjendjes në të cilën është katandisur Shqipëria nga qeveria e tanishme e Ramës, dhe pohoi se ishte e vetmja mundësi për të sjell ndryshme në Shqipëri.

Ajo ka pohuar se Rama duhet të ik sa më parë, sepse çdo gjë funksionon në emër të tij. Ajo ka pohuar se ne po shkojmë të Kryeministria, por Rama ka ikur nga Kryeministria dhe nuk pret të dialogojë me opozitën, e cila është mbledhur në Tiranë.

Ajo ka thënë se zgjedhjet nuk mund të mbahen, sepse me këtë gjendje, Rama do të mblidhte votat vet, do të numëronte vet, duke bërë atë që nuk ka bërë as Enver Hoxha.

Image

500 balona me “IK” lëshohen përpara Kryeministrisë

Minibalona me mbishkrimin “IK” u lëshuan përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Janë rreth 500 minibalona që u lëshuan në ajër.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës. Ndërkohë më herët duke publikuar momente nga protesta, ai shkruan se ky është një cunam, që ka detyruar Ramën të fshihet në tunelet e Bizës.

Berisha: Cunam i papare kurre me pare! Nderim qindra mijra kryengritesve te pamposhtur! Rama Ik! Fitore! Sb

Dridhet, lebetitet, tmerrohet kakistokracia. Rama ne tunelet e Bizes! sb

***

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës përballë kryeministrisë.

"S’ka zgjedhje pa opozitën" kjo është një nga pankartat që mbështetësit e opozitës kanë në dorë para kryeministrisë.

Një protestues i veçantë, është i pranishëm ditën e sotme në protestën e opozitës.

Bëhet fjalë për një djalosh të ri me aftësi ndryshe, i cili ka thënë për kamerat se ka qenë në çdo protestë të opozitës dhe se është ditën e sotme i pranishëm për të drejtat e tij, sipas tij, të mohuara nga qeveria Rama.

“Asnjë ligj nuk është miratuar për ne. Rama ka patur vetëm premtime, asgjë konkrete. Kujt t’i drejtohemi? Nuk protestoj për qeverinë, por për hallet e mia. Do qëndroj në protestë sa të mundem,”-ka thënë ai.

PD jep shifra: Mbi 60 mijë qytetarë janë nisur nga 11 qarqe

Partia Demokratike thotë se pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve te shumta te protestuesve, te gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetareve pritet te jete madhështore në protestë.

Nga zyra e shtypit të selisë blu kanë dalë dhe shifrat sipas tyre të qytetarëve që do jenë në Tiranë.

Numri i qytetarëve të nisur nga 11 qarqe të vendit:

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë

Qarku Lezhe – 7300 qytetarë

Qarku Kukës – 3800 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 5600 qytetarë.

Shirit të bardhë në krah, ja plani i FRPD në protestën e sotme

Dalin detaje të reja para nisjes së protestës së opozitës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë, në shenjë paqeje.

Ata do të pozicionohen pranë kordonit të policisë për të evituar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Kjo strategji është përdorur edhe më parë nga të rinjtë e FRPD.

Një veprim i tillë u përdor edhe në në protestën e 21 shkurtit, protestues dhe mbështetës të opozitës janë rreshtuar kordon para efektivëve të policisë duke mbajtur në krah një shirit të bardhë në shenjë paqeje.

Nëpërmjet protestave, opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, si dhe krijimin e një qeverie të parakohshme.

Image

Protestuesit mblidhen përballë Kryeministrisë

Protestuesit e parë të opozitës kanë nisur të grumbullohen përpara Kryeministrisë.

Me pankarta në duar ku shkruhet “S’ka zgjedhje pa opozitën”, protestuesit po bëhen gati për protestën e radhës.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat