Shirit të bardhë në krah, ja plani i FRPD në protestën e sotme

Shqipëria

Shirit të bardhë në krah, ja plani i FRPD në protestën e sotme

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:29
FRPD

Dalin detaje të reja para nisjes së protestës së opozitës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë, në shenjë paqeje.

Ata do të pozicionohen pranë kordonit të policisë për të evituar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Kjo strategji është përdorur edhe më parë nga të rinjtë e FRPD.

Një veprim i tillë u përdor edhe në në protestën e 21 shkurtit, protestues dhe mbështetës të opozitës janë rreshtuar kordon para efektivëve të policisë duke mbajtur në krah një shirit të bardhë në shenjë paqeje.

Nëpërmjet protestave, opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, si dhe krijimin e një qeverie të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat